Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dade: Berisha të kryejë detyrimet e BE-së
English

Dade: Berisha të kryejë detyrimet e BE-së

Tiranë, 23 tetor, NOA - Kryeministri Berisha duhet të përmbushë kërkesat e opozitës dhe sugjerimet e Brukselit dhe të mos merret me propagandë bajate.

Një deklaratë e tillë mbërriti sot nga selia rozë përmes deputetes Arta Dade, e cila ka cituar më pas deklaratat e komisionerit evropian, Olli Rehn për krizën politike në vendin tonë.

"Partia Socialiste ndoqi me vëmendje deklarimet e Brukselit përmes Komisionerit për Zgjerimin, Olli Rehn, i cili dha mesazhe të qarta dhe të prera për qeverinë shqiptare lidhur me zgjidhjen e krizës politike paszgjedhore në Shqipëri. Ajo është e bindur, ashtu sikurse dhe komisioneri Olli Rehn, se vetëm një hetim i plotë i procesit të numërimit të votave do të kthente normalitetin e jetës politike në vend", tha Dade lidhur me një fakt të tillë.

Më pas, apeloi se Berisha duhet të lejojë hetimin e plotë përmes rinumërimit të kutive të kontestuara nga opozita dhe hetimit të materialeve zgjedhore.

"Do të jetë në të mirë të vendit dhe te proceseve integruese të Shqipërisë që kjo të bëhet sa më shpejt. Berisha duhet të heqë dorë nga propaganda bajate e denjë për një shoqëri diktatoriale dhe të përmbushë kërkesat e opozitës dhe sugjerimet e Brukselit", shtoi Dade përmes deklaratës së saj.

Në fund, ka përfituar nga rasti për t'u bërë thirrje socialistëve që t'i bashkohet protestës së sotme në qytetin e Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE