Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imuniteti dhe qeveritarët në Shqipëri
English

Imuniteti dhe qeveritarët në Shqipëri

"Imuniteti nuk duhet të ofrojë strehë për ata që përballen me përgjegjësi penale në gjykata, dhe as një shtysë për ata që gjykohen nga gjykatat që të kërkojnë apo të mbajnë poste të larta qeveritare"

Nga Xhon Uidhers

Ambasadori i SHBA*

Jam i nderuar në prani të Presidentit Moisiu, Presidentit Meidani, Gjykatësit Kondi, si dhe mikut tim të dashur Roxher Sherrard e gruas së tij Katu.Â

Koncepti i zhvillimit të një konference mbi integritetin është si i thjeshtë ashtu edhe i thellë. Duket një koncept aq i qartë, jo vetëm për Shqipërinë, por për çdo vend në botë.

Siç ka thënë Ajnshtajni, idetë më të mira janë më të thjeshtat. Dhe më të thjeshtat shpesh janë vepra të gjenive.

Integriteti është një fjalë që e dëgjojmë shpesh, por hera-herës mund të jetë e vështirë ta përkufizosh.Â

Fjalori Uebster e përkufizon "t'i përmbahesh palëkundshëm një kodi vlerash veçanërisht morale apo artistike."Â

Një përkufizim tjetër e deklaron integritetin si "respektim të palëkundur të një kodi të saktë moral apo etik."Â

Integriteti përdoret edhe në mënyra të ndryshme; për shembull, dikush mund të quhet njeri me integritet; ose duhet të ruajmë "integritetin" e sistemeve kompjuterike, apo edhe "integriteti" i të dhënave apo "integriteti territorial."Â

Integriteti mund të ketë edhe kuptimin e dikujt që "lufton për diçka."Â

Por, mua më pëlqen ta mendoj integritetin si situata ku dikush bën atë që duhet, edhe kur askush s'e ka mendjen.Â

Çfarë idesh mund të nxjerrim nga këto përkufizime dhe përdorime të ndryshme?Â

Për shembull, integriteti duket se përçon një ndjesi disipline, qoftë nëse ka të bëjë me respektimin e ndonjë lloj kodi moral apo etik, qoftë me mbrojtjen e diçkaje apo dikujt nga rreziqe të mundshme.Â

Morali dhe etika janë gjithashtu aspekte kyçe të integritetit. Marrja e vendimeve morale apo etike si në jetët private ashtu edhe ato publike ka rëndësi qendrore për një jetë me integritet.Â

Por, ndërkohë që integriteti mendohet në radhë të parë si një vlerë vetiake, ai ka edhe implikime shoqërore dhe politike.Â

Udhëheqësit e zgjedhur dhe të emëruar duhet të udhëheqin me integritet. Vendimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt dhe tërthorazi, herë pak dhe herë shumë, jetët e qytetarëve.Â

Pra, saktësisht, çfarë do të thotë që një zyrtar publik të udhëheqë me integritet? Për mua, do të thotë të pranosh përgjegjësinë për veprimet e tua dhe të bësh gjënë e duhur kur ndodhesh përballë vështirësive.Â

Të kesh kurajën për t'u ngritur në këmbë dhe për të thënë, "Unë duhet të jap llogari për" apo "Unë jam përgjegjës për" apo "Kërkoj të falur."Â

Do të thotë të mos fshihesh pas petkut të ligjit për të mbrojtur interesat e tua vetjake.Â

Më lejoni të jap një shembull të asaj që dua të them me këtë. Mund t'i referohem specifikisht dispozitave kushtetuese këtu në Shqipëri që japin imunitet kundrejt ndjekjes penale për deputetët, gjykatësit, dhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë.Â

Të gjithë e dimë që ato dispozita u miratuan në fazat e para të zhvillimit demokratik në Shqipëri, kur ndoshta nevoja për t'i mbrojtur këta zyrtarë nga abuzimi prej sistemit të drejtësisë penale për qëllime politike e justifikonte dhënien e imunitetit.Â

Megjithatë, Shqipëria ka ecur përpara dhe tani duhet të vendosë drejtpeshim midis kësaj mbrojtjeje nga një anë dhe nevojës absolute nga ana tjetër për të bërë që zyrtarë të lartë të korruptuar apo me përgjegjësi të tjera penale të japin llogari për veprimet e tyre.Â

Disa ditë më parë, duke folur përpara Komitetit të Helsinkit në Shtetet e Bashkuara, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane, kolegu dhe bashkëpunëtori im Stuart Xhouns, tha si më poshtë, "Ne vazhdojmë të nxisim Qeverinë e Shqipërisë më tej që të rrisë mbështetjen për institucione të pavarura gjyqësore dhe të prokurorisë dhe heqjen e imunitetit parlamentar në rastet përkatëse."Â

Ajo çka Z. Xhouns donte të thoshte ishte që imuniteti nuk duhet të ofrojë strehë për ata që përballen me përgjegjësi penale në gjykata, dhe as një shtysë për ata që gjykohen nga gjykatat që të kërkojnë apo të mbajnë poste të larta qeveritare.Â

Donte të thoshte që imuniteti nuk duhet të minojë perceptimin e publikut për integritetin në sistemin gjyqësor dhe politik.

Disa muaj më parë, Kryeministri Berisha tha, "Duhen bërë përpjekje të mëdha në mënyrë që Shqipëria të shkatërrojë murin e imunitetit." Pikëpamjen dhe ndjenjën e Kryeministrit mbi këtë çështje vetëm mund ta duartrokasim dhe shpresojmë që qëllimet e tij të bëhen realitet në një të ardhme jo të largët.

Me deklarata të tilla, Kryeministri, në fakt, tregoi që ai e njeh integritetin si një cilësi të udhëheqësisë. Kryeministri tregon se e kupton që të udhëheqësh me integritet do të thotë që interesat e qytetarëve duhet të vihen të parat dhe jo të fundit.

Masat mbrojtëse të përfshira në ligj për të parandaluar akuza ligjore të papërshtatshme dhe pa vend nuk duhen abuzuar. Në fund, përmasat e vërteta të zyrtarëve publikë shihen në mënyrën se si ai apo ajo përballet me sfidat. Dhe udhëheqësit, zyrtarët publikë që përballen me sfidat me integritet janë ata që ne i kujtojmë dhe duartrokasim.

Të jesh një person me integritet mund të kërkojë marrjen e vendimeve shumë të vështira ndërkohë që të duhet të vendosësh në peshore interesat personale nga një anë dhe ato të shoqërisë, ato morale, apo të tjera, nga ana tjetër.

Megjithatë, është detyrë dhe përgjegjësi e të gjithë udhëheqësve në të gjitha fushat të veprojnë me integritet dhe të demonstrojnë se besimi i dhënë atyre është i justifikuar.

2000 vjet më parë, kur arrinin moshën e pjekurisë, të gjithë të rinjtë athinjotë bënin një betim. Për ata, betimi ishte më shumë se thjesht një premtim apo përkushtim. Kishte të bënte me diçka të shenjtë. Një person që bënte një betim çlironte të gjithë nderin dhe dinjitetin e vet. Më poshtë është betimi që bënin:

"Nuk do t'i sjellim kurrë çnderim Qytetit tonë

përmes ndonjë akti të pandershëm a burracak

Do të luftojmë për idealet dhe gjërat e shenjta të Qytetit

si të vetëm ashtu edhe të shumtë

Do të nderojmë dhe do t'iu bindemi ligjeve të Qytetit

Dhe do të bëjmë më të mirën për të nxitur nderim e respekt të atillë

për ata mbi ne që rreken t'i hedhin poshtë a zhvlerësojnë

Do të përpiqemi gjithnjë e më shumë që publiku të ketë shpejt

ndjenjën e detyrës qytetare.

Ndaj, në të gjitha këto mënyra, do lëmë pas këtë Qytet

Jo vetëm jo më pak, por më të madh dhe më të bukur se sa e kemi trashëguar!"

Zonja dhe zotërinj, nëse njerëzit e kishin arritur një vizion të tillë integriteti personal dhe qytetar 2000 vjet më parë, edhe ne sot duhet të bëjmë të njëjtën gjë.

(*) Fjala e mbajtur sot, në Konferencën mbi Integritetin

KOMENTE