Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moisiu: Integriteti, vlera që u mungon zyrtarëve
English

Moisiu: Integriteti, vlera që u mungon zyrtarëve

Tiranë, 23 tetor, NOA - Integriteti është një përpjekje vlerash për të gjetur mënyrën e duhur të drejtimit kur mban një post të lartë.

Një fakt të tillë e ka deklaruar ish-presidenti Alfred Moisiu gjatë një fjalimi që ka mbajtur në konferencën e parë për integritetin, e cila po zhvillohet në Tiranë.

Sipas tij, në thelb integriteti ka të bëjë me caktimin e drejtësisë dhe ushtrimin si duhet i funksioneve publike, shoqëruar me qëndrueshmëri morale dhe karaktere të pakorruptueshme.

"Kërkon sinqeritet dhe ndershmërisë. Jeta që jetohet me integritet ka në thelb të saj vlerat e moralit, të cilat duhet të reflektohen edhe gjatë punës së një zyrtari që është në shërbim të popullit", tha ai ndër të tjera.

Ish-presidenti shtoi në lidhje me këtë argument, integriteti nuk është e njëjta gjë me ndershmërinë dhe se ai kërkon një proces të vështirë dallimi për të drejtën dhe të gabuarën.

"Nuk është në vetvete një kuptim i së drejtës dhe të gabuarës, por një hapësirë që na bën të kuptojmë të duhurën nga e gabuara. Integriteti kërkon që njerëzit të cilët janë të aftë për të qenë vëzhgues, reflektues dhe vëzhgues, të kenë parasysh se atë post që kanë, duhet ta vënë në përdorim të qytetarëve", përfundoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE