Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një burrë mbrohet nga policia pas konfliktit me gruan
English

Një burrë mbrohet nga policia pas konfliktit me gruan

Tiranë, 23 Tetor NOA - Mbrojtja nga autoritetet nuk është e thënë të ofrohet vetëm për femrat ose siç njihen, seksi i dobët, por edhe për burrat.

Një rast i tillë ka ndodhur në Tiranë, kur 48-vjeçari A.R, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, i plotësua kërkesë padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Burime nga sektori i hetimit të dhunës në familje, i thanë sot agjencisë NOA se kjo masë erdhi në bazë të ligjit 9669, dt.18.12.2006, për "Dhunën Në familje", pasi ish bashkëshortja e 48-vjeçarit, D.R, e vitl.1964, e ka penguar për t'u futur në banesën e tyre të përbashkët, duke i ndërruar bravën e derës kryesore të banesës.

Policia tha se materialet do t'i kalojnë Gjykatës, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që bëhet e ditur se 48-vjeçari ka arritur të hyjë në sajë të mbrojtjes policore në dhomën që ka në banesën e ndarë mes burrë e grua tek rruga e Elbasanit në kryeqytet.

e.r/NOA - Lexoni nga ky argument: Vjehrra zhdëp më dru nusen, denoncohet

KOMENTE