Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nxirret nga rrënojat trupi i punëtorit të gurores
English

Nxirret nga rrënojat trupi i punëtorit të gurores

Tiranë, 23 tetor, NOA Update - Sapo është nxjerrë nga rrënojat e gurores ku edhe gjeti vdekjen, trupi i pajetë i punëtorit 46-vjeçar Reshat Dajti.

Lajmi bëhet i ditur nga burimet policore, të cilat kanë bërë me dijeni se trupi është mundur të gjendet mes dherash dhe gurësh, të cilët i kanë rënë sipër në momentin që ai ka qenë duke punuar dhe më pas, ka humbur jetën.

Viktima i gurores sot në periferi të Tiranës, gjeti vdekjen nga shpërthimi i eksplozivit që i plasi menjëherë sapo e aktivizoi për të zgjeruar vatrën e gërmimit dhe trupi i tij fillimisht nuk po gjendej, por forcat policore më në fund e kanë mundësuar një gjë të tillë.

Trupi i banuesit të fshatit Dajt mësohet se ka qëndruar për një kohë të gjatë nën rrënoja, i mbuluar tërësisht me një sasi dheu dhe gurësh.

Ndërkohë, nga grupi i posaçëm hetimor i formuar mbi ngjarjen në fjalë, po hetohet për përgjegjësit administrativ dhe penalë, në drejtim të kushteve të sigurimit teknik në këtë gurore.

n.e/NOA

KOMENTE