Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pagesat në euro zhvlerësojnë lekun
English

Pagesat në euro zhvlerësojnë lekun

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 23 tetor NOA - Monedha evropiane po fiton terren çdo ditë e më shumë në tregun vendas, pasi çmimet e shërbimeve kryesore si ndërtimi, arsimi apo kopshtet po ofrohen në euro.

Por a është kjo e ligjshme?

Në fakt nuk ka ligj që të ndalojë këtë tendencë, në kushtet kur monedha kombëtare është leku dhe për më tepër kur funksionojmë në një ekonomi të lirë tregu.

Ajo që sugjerohet nga ekspertet është informacioni që duhet të ketë qytetari për kursin e këmbimit, teksa vihet përballë zgjedhjes për të paguar në lekë apo valutë.

Drejtuesit e tatimeve pohojnë se njohin si monedhe zyrtare lekun, kur bëhet fjalë për të paguar taksat, ndërsa çmimi është zgjedhje e biznesit.

Giomela Gjini, drejtore e drejtorisë teknike në tatime shprehet se në ligjin për Procedurat Tatimore është specifikuar që transaksionet të bëhen në para, çka nënkupton lek dhe valutë.Â

Por në bilancin vjetorë dhe në faturat tatimore, kjo administratë njeh vetëm lekun vendas. Sipas Gjinit, kjo situatë nuk përbën shqetësim për administratën tonë pasi edhe sikur kompania të kryejë të gjithë aktivitetin në valutë në fund të vitit ajo i konverton në lekë dhe më pas llogaritet edhe tatimi.

Po pse biznesi është i orientuar drejt përdorimit të valutës?

Anëtari i Komisionit Parlamentarë të Ekonomisë, Salami Xhepa sqaron se çdo agjent ekonomik përcakton çmimin në varësi të monedhës me të cilën kryhen importin.

Që të shmangë rrezikun e kursit të këmbimit për mallrat që i duhet të blejë jashtë vendit ai faturon këtë barrë konsumatorit.

Ndaj sipas Xhepës, qytetari i cili është i ekspozuar ndaj këtij risku duhet të jetë i informuar për kursin ditorë.

Megjithatë sipas tij në kohët moderne pasiguria është ligj, çka do të thotë nuk ka politika konkrete për ti ofruar qytetarit siguri.

A kanë një efekt negativë apo pozitiv fakti që shërbimet dhe mallrat të paguhen në valutë të huaj?Â

E gjithë kjo situatë gjeneron një kërkesë të lartë të valutës, e cila automatikisht ndikon në zhvlerësimin e monedhës vendase.

I këtij mendimi është eksperti i ekonomisë Zef Preçi.

Sipas tij, pagesat në euro nuk janë të ligjëruara, i takon Bankës së Shqipërisë që të monitorojë më mirë tregun në mënyrë që këto pagesa të mos cenojnë zhvlerësimin e lekut vendas. Kohët e fundit konsumatori shqiptarë po përballet me një monedhë të fortë evropiane e cila ndikon drejtpërsëdrejti në jetesën e tyre.

Mjaft të përmendim faktin që 70% e kredisë që kanë marrë shqiptarët e kanë marrë në euro, ndaj çdo luhatje e saj ndikon në të ardhurat e tyre mujore.

Në këtë situatë ekspertet argumentojnë se shmangja e këtij risku mbetet eurozimi i ekonomisë. Por kjo masë mbetet ende e parakohshme për ekonominë tonë.

r.l/NOA

KOMENTE