Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: 100 mijë dollarë për gjetjen e 3 studentëve çekë
English

Policia: 100 mijë dollarë për gjetjen e 3 studentëve çekë

Tiranë, 23 tetor NOA - Policia e Shtetit ka vendosur një shpërblim prej 100 mijë dollarë për informatorin që do të çojë hetuesit në gjetjen e tre studentëve çekë të cilët u zhduken në veri të vendit tetë vjet më parë.

Me anë të një deklaratë Policia e Shtetit ka bërë të ditur sot se po vazhdojnë hetimet për gjetjen e tre studentëve Çekë, dhe për çdo informacion që çon në gjetjen e tyre në dispozicion të qytetarëve është vendosur shuma 100 mijë dollarë "Strukturat e hetimit të krimit në Policinë së Shtetit vazhdojnë hetimet intensive lidhur me gjetjen e tre studentëve Çekë të humbur (zhdukur) në vendin tonë në verë-vjeshtën e vitit 2001. Në këtë kontekst Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe në veçanti të banorëve në rrethet Shkodër, Malësi e Madhe, Tropojë dhe Pukë për të dhënë informacione të vlefshme për prezencën e studentëve Çekë në këto zona, kryesisht në Komunat Shalë, Shosh, Pult, Shllak, Postribë, Temal, vende ku ka qenë dhe itinerarin i lëvizjes së studentëve Çekë në vendin tonë" thuhej në deklaratën e Policisë së Shtetit. Mihal Pavelka, ishte i moshës 23- vjeç, me flokë të ndritshëm ngjyrë kafe dhe të shkurtra, sy ngjyrë blu, i gjatë 1 m e 90 cm, me trup të hollë.

Jan Pavelka, ishte i moshës 22-vjeç, me flokë kafe në gri të prera shkurt, sy ngjyrë kafe, i gjatë 1 m e 85 cm, mban syze.

Lenka Tuçkova, ishte e moshës 23-vjeçe, me flokë kafe të drejta të gjata deri ne shpatulla, sy ngjyrë blu dhe e gjatë 1 m e 75 cm.

Policia ka vënë në dispozicion të qytetarëve dy numra telefoni 129 dhe 0428098. Sipas policisë informatori që çon në gjetjen e sigurt të tre çekëve do të shpërblehet me 100 mijë dollarë dhe do të mbetet anonim.

k.k/NOA

Â

KOMENTE