Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, sot protesta e tretë në Shkodër për zgjedhjet
English

PS, sot protesta e tretë në Shkodër për zgjedhjet

Shkodër, 23 tetor, NOA - Ditën e sotme parashikohet që të mbahet protesta e tretë e socialistëve në emër të të së ashtuquajturës "transparenca e zgjedhjeve" dhe "kundër masakrës zgjedhore të 28 qershorit", duke ngritur zërin për hapjen e kutive të votimit.

Pas protestës së zhvilluar dy javë më parë në Tiranë dhe asaj para një jave në Berat, kjo është hera e tretë që socialistët dhe opozitarët e tjerë që pretendojnë se zgjedhjet e 28 qershorit janë manipuluar dalin në protesta.

Nga rrethet, Berati ka qenë i pari qytet që ka hapur siparin e protestave të bazës. Në një kohë që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, para pak ditësh ka pohuar se së shpejti një protestë e dytë, madje edhe më e madhe sipas tij, do të organizohet sërish në kryeqytet, në emër të "votës së lirë".

n.e/NOA

KOMENTE