Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkrimtarit Ismail Kadare i dorëzohet sot çmimi spanjoll i Asturias për Letërsinë
English

Shkrimtarit Ismail Kadare i dorëzohet sot çmimi spanjoll i Asturias për Letërsinë

Madrid, 23 tetor, NOA - Pasi i është akorduar zyrtarisht në datën 24 qershor çmimi i madh për Letërsinë "Prince of Asturias Aëard for Letters" (Princi i Asturias"), sot shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare ky trofe i letrave i dorëzohet në mënyrë solemne, përmes një ceremonie të veçantë.

Vetë princi i Asturias, Don Felipe de Borbón do ta përshëndesë këtë ceremoni me një fjalim, që tradicionalisht konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme që ai realizon gjatë vitit. Â

Kadare, bëhet kështu shkrimtari i parë shqiptar që e fiton çmimin më të rëndësishëm për letërsinë në Mbretërinë e Spanjës, mes kandidaturave të 33 emrave të njohur të penës botërore, si shkrimtari çek, Milan Kundera, apo ai japonez Haruki Murakami, si dhe ai nga Uruguai Eduardo Galeano.

Por Kadare njihet edhe si fitues i çmimit "Man Booker International Prize" në vitin 2005, çmimi më prestigjoz në botën anglishtfolëse.

Ndërkaq, Kadarenë për marrjen e këtij çmimi e kanë uruar vetë mbreti Juan Carlos dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës, kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero dhe Felipe, Princi i Asturias, emrin e të cilit mban dhe ky çmim i dërguan shkrimtarit shqiptar urimet e tyre përmes një letre ku i shprehnin dhe vlerësimet e tyre mbi veprën e tij, për të cilën fitoi dhe çmimin Princi i Asturias për Letërsinë 2009.

Vitin e kaluar, fituesja e Çmimit Princi i Asturias për Letërsinë ishte kanadezja, Margaret Atëod, të cilën juria e nderoi për veprën e saj të shkëlqyer, sidomos në mbrojtjen e dinjitetit të grave. n.e/NOA

Â

     Â

Â

KOMENTE