Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Terrorizmi, Artan Kristo: Mesazhet m'u keqkuptuan
English

Terrorizmi, Artan Kristo: Mesazhet m'u keqkuptuan

Tiranë, 23 tetor, NOA - "Mesazhet e mia janë keqkuptuar, nuk kam dashur të bëj aspak thirrje për akte terroriste".

Me një frazë të tillë mësohet të jetë mbrojtur në seancën e sotme gjyqësore, i dyshuari për terrorizëm, Artan Kristo, i cili është arrestuar para pak ditësh nën akuzën e përgatitjes së akteve terroriste.

Sipas tij, nuk është e vërtetë se ai ka patur ndërmend të nxisë akte të tilla apo edhe frymë terroriste, prandaj ka kërkuar që të lirohet nga akuza.

Por duket se nuk ka qenë i një mendimi të tillë trupi gjykues, i cili ka vendosur që ndaj tij të vazhdojë masa e sigurisë "arrest me burg".

Artan Kristo u arrestua pak ditë më parë nga policia, i dyshuar edhe më parë për vrasjen e Sali Tivarit, ish-sekretar i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Ai akuzohet se ka kryer veprën penale të "Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllim terroriste", parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.

Artan Kristo i ka bërë këto thirrje nxitëse në një faqe interneti adresa e së cilës është

kjo:ëëë.albselefet.net, por edhe përmes disa mesazheve telefonike.

n.e/NOA

KOMENTE