Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:14094458:SSL routines:ssl3_read_bytes:tlsv1 unrecognized name in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdes në shpërthim 46-vjeçari, hetohen pronarët në gurore
English

Vdes në shpërthim 46-vjeçari, hetohen pronarët në gurore

Tiranë, 23 tetor NOA - Një shpërthim ka ndodhur sot në mëngjes në një gurore në periferi të Tiranës, me pasojë vdekjen e një punëtori.

Burime policore i thanë në vendngjarje gazetarit të NOA se viktima është Reshat Dajti, 46 vjeç, me banim në zonën e Tufinës.

Nga hetimet e para rezulton se viktima ka qenë duke vendosur nj sasi lënde plasëse në guroren e shtetasit Bashkim Kuka ku ishte i punësuar dhe menjëherë më pas, është përfshirë në shpërthim.

Policia dyshon shumë se kemi të bëjmë me një aksident i cili erdhi në rrethanat e shpërthimit të pakontrolluar të lëndës plasëse që po vendosej me qëllim zgjerimin e rrezes së përftimit në gurore.

Policia ka bërë të ditur për NOA se është duke hetuar në detaje rrethanat e ngjarjes dhe ka vendosur të marrë në pyetje në këtë hetim, pronarin e gurores, kurse ka shoqëruar sakaq, administratorin dhe persona të tjerë për të sqaruar përgjegjësi të mundshme në këtë incident.

e.r/NOA

KOMENTE