Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjehrra zhdëp më dru nusen, denoncohet
English

Vjehrra zhdëp më dru nusen, denoncohet

Tiranë, 23 Tetor NOA - Marrëdhëniet nuse-vjehërr njihen rëndom në popull si problematike, por ajo që i ka ndodhur një gruaje të re, ka qenë kaq e padurueshme sa është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë e cila i dha mbrojtje të posaçme.

Burime policore bëjnë të ditur për agjencinë NOA se në orën 10.00 të paradites, 36 vjeçarja K.H., lindur në Ersekë dhe banuese në qytetin e Tiranës, ka denoncuar se dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga vjehrra e saj.

Në këto rrethana, nga policia, 36-vjeçares iu plotësua kërkesë padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes, pasi vjehrra e saj F.H.,, e cila jetonte bashkë me të, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses.

Kohët e fundit, në Tiranë ka një shtim të rasteve të denoncimit të keqtrajtimit brenda familjes, kryesisht në raportet brenda çiftit, por problemet nuse-vjehërr, janë më pak të denoncuara në organet policore.

f.sh/NOA

Lexoni nga ky argument: Një burrë mbrohet nga policia pas konfliktit me gruan

Â

KOMENTE