English

Drejtoresha e ISKSH: Kontratat me spitalet? Sipas performancës

Tiranë, 24 tetor NOA-Instituti i Sigurimeve e Kujdesit Shëndetësor si i vetmi financues i shërbimeve shëndetësore në vendin tonë ka deklaruar se kontratat me spitalet do të hartohen në bazë të performancës së shërbimeve që ato do të ofrojnë për pacientët.

Në Forumin e tretë ballkanik për shëndetësinë, drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana, ka theksuar se në këtë moment kyç të reformimit të sistemit shëndetësor në te gjitha vendet ballkanike, kanë rëndësi shkëmbimi i përvojave mes vendeve.

Pagesa e qendrave shëndetësore dhe spitaleve në bazë të kostos për rast dhe zbatimi i një sistemi unik informacioni, ku një shembull i mirë është Sllovenia, ishte një prej temave të bisedimeve në këtë Forum Ballkanik.

"Ajo çka ne synojmë me kontratat e reja, është lidhja e pagesave me shërbimin që u ofrohet pacientëve.

Një pjesë e pagesës do të vijojë të jetë me buxhetim, por shtesa e buxhetit do të lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me performancën e spitaleve", tha drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana.

Sipas saj kjo mënyrë pagese do të ulë dhe informalitetin në spitale.

"Do të ketë pagesa për raste të kuruara dhe trajtuara realisht në spital dhe duke ndjekur sistemin e referimit, do të kemi dhe një kontroll më të fortë", u shpreh Hana.

m.i/NOA

KOMENTE