Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Letër Presidentit të Serbisë
English

Letër Presidentit të Serbisë

Në pjesën e aktakuzës që ka të bëjë me Kosovën, shkruan se prej 1 janarit deri më 20 qershor 1999, "forcat ushtarake të SRJ dhe forcat policore të Serbisë, me përkrahje dhe mbështetje të të akuzuarit, organizuan një fushatë të terrorit dhe të dhunës ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, me qëllim të nxitjes së një pjese të madhe të popullatës shqiptare që ta lëshojë Kosovën"

Nga Tamara Kaliterna

I nderuari President, gjatë qetësisë së një të shtune pasdite me dyshim i dëgjova vlerësimet tuaja në intervistë për ditoren gjermane "Die Welt". Vrapova të sigurohesha se mos ishin në pyetje gabimet e atyre që më 17 tetor e përkthyen intervistën tuaj - apo atyre nga e ashtuquajtura agjenci shtetërore Tanjug dhe nga e ashtuquajtura agjenci joshtetërore Beta. Mirëpo, interpretimet e tyre të intervistës suaj përputhen. Atëherë mendova se mos "Die Ëelt" ua kurdisi disi. Më ra ndërmend se në maj të vitit 1968, studentët e Universitetit të Beogradit iu bashkuan kolegëve gjermano-perëndimorë duke organizuar protesta në rrugë për shkak të monopolit të kompanisë së Alex Schpringer ndaj "krijimit të papërgjegjshëm të opinionit publik". Kjo kompani edhe sot e boton "Die Ëelt", së cilës tirazhi i ka rënë prej një milion në 209.000. Në intervistën për "Die Ëelt" vlerësuat se "populli serb është ai që dha kontributin më të madh në përballjen me të kaluarën në Ballkan". Për çdo të 11'in e secilit muaj, tash dhjetë muaj, në parkun para zyrës tuaj një grup me pano të zeza e lexon kot letrën e njëjtë, përmes të cilës kërkon që ju, sikurse pjesa më e madhe e Europës, ta shpallni 11 korrikun si Ditë të Kujtimeve për gjenocidin e Srebrenicës. Thatë se ju "fatkeqësisht jeni presidenti i vetëm që kërkoi falje për krimet e vendit të vet", dhe se ju vinte "shumë keq që presidentët tjerë e lëshuan rastin të kërkojnë falje për krimet e kryera ndaj popullit tim". Më 25 qershor 2000, në Cavtat, presidenti malazez, Milo Djukanovic tha: "Dëshiroj që në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Malit të Zi, e në veçanti të atyre që ndajnë bindjet e mia morale dhe politike, t'iu shpreh keqardhje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kroacisë, veçanërisht atyre në Konavle dhe Dubrovnik, për gjithë dhembjen, vuajtjen dhe humbjet materiale që në ato ngjarje tragjike ua shkaktuan pjesëtarët malazezë të APJ'së". Më 10 shtator 2003, në Beograd, Svetozar Marovic, president i Serbisë dhe Malit të Zi, kërkoi falje: "Dëshiroj që të kërkoj falje për të gjitha të këqijat që cilido qytetar i Malit të Zi dhe Serbisë i ka kryer, apo ka synuar t'ia bëjë, kujtdo në Kroaci". Presidenti kroat, Stjepan Mesic, ia ktheu: "Shfrytëzoj rastin që ta pranoj këtë kërkimfalje simbolike, ndërkohë që nga ana ime mund të them se iu kërkoj falje të gjithë atyre që nga qytetarët e Kroacisë, në cilëndo kohë dhe kudoqoftë, përjetuan dhembje dhe dëme përmes keqpërdorimit dhe veprimit kundërligjor, apo duke keqpërdorur postin e tyre zyrtar. Flas këtu për cilëndo kohë dhe kurdo që të ketë ndodhur". Ju, z. President, për herë të parë kërkuat falje katër vjet pas Djukanovicit dhe një vit e gjysmë pas Marovicit dhe Mesicit. Ishte kjo në Sarajevë, në vitin 2004, e pastaj në qershor të vitit 2007, në emisionin "Nedeljom u Dva" (Të dielën në dy), të televizionit publik kroat. Dhe për fund, ju thoni se në Jugosllavi "kishte luftë qytetare, në të cilën morën pjesë të gjithë". Sipas aktpadisë së Hagës ndaj Slobodan Milosevicit, i cili Serbinë dhe Jugosllavinë e personifikoi në të gjitha luftërat, konflikti në Kroaci kualifikohet si "sulm i forcave serbe që përbëheshin nga njësitet e APJ'së, njësitet lokale, njësitet serbe dhe malazeze të Mbrojtjes Territoriale (MT), njësitet e MPB të Serbisë dhe nga njësitet paramilitare, në mënyrë që ta dëbonin me dhunë shumicën e popullatës kroate dhe joserbe nga përafërsisht një e treta e territorit të Republikës së Kroacisë, e cila duhej të shndërrohej në pjesë të një shteti të ri që do të dominohej nga serbët. Pas pushtimit, forcat serbe në bashkëpunim me pushtetet e serbëve lokalë organizuan dëbimet, me qëllim që kroatë dhe popullatën tjetër joserbe t'i dëbonin nga këto territore. Si rezultat, pothuajse e gjithë popullata civile kroate dhe joserbe ‘në zonat autonome serbe' u dëbua me dhunë, u depërtua ose u vra". Sipas aktakuzës për Bosnje, Milosevic si president i Serbisë kontrollonte në mënyrë efikase dhe ndikonte esencialisht në pjesëmarrësit e "ndërmarrjes së përbashkët kriminale dhe ai vetë, apo me ndihmën e të tjerëve, i kontrollonte apo ndikonte esencialisht në aksionet e Presidencës së RSFJ, më vonë të RFJ, të MPB serbe, APJ dhe shtabet e MT - të cilat nëpër zona të caktuara drejtoheshin nga serbët dhe nga vullnetarët serbë, APJ dhe Ushtria Jugosllave, të cilat morën pjesë në planifikimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e shpërnguljes së dhunshme të shumicës së popullatës ‘joserbe', kryesisht të myslimanëve boshnjakë dhe të kroatëve të Bosnjës, nga zona të mëdha të Bosnje e Hercegovinës". Milosevic, gjegjësisht Serbia, i ndihmuan edhe "udhëheqësisë politike të Republika Srpskas, që të realizojë qëllimin e saj", shkruan në aktakuzë. Në pjesën e aktakuzës që ka të bëjë me Kosovën, shkruan se prej 1 janarit deri më 20 qershor 1999, "forcat ushtarake të SRJ dhe forcat policore të Serbisë, me përkrahje dhe mbështetje të të akuzuarit, organizuan një fushatë të terrorit dhe të dhunës ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, me qëllim të nxitjes së një pjese të madhe të popullatës shqiptare që ta lëshojë Kosovën". Duke lexuar kualifikimin tuaj për "luftë qytetare", ajo ma kujtoi vlerësimin e Borisav Jovicit, kryetarit të Kryesisë së RSFJ, i cili më 27 shkurt 2008, për Radion Evropa e Lirë tha: "Për ne që ishim në pushtet në Jugosllavi dhe Serbi, varianti më i mirë ishte që të gjendej një zgjidhje për Jugosllavinë. Por, nëse kjo assesi s'ishte e mundur, atëherë, siç parashihej edhe me kushtetutë, duhej të shpallej referendumi dhe që kufijtë të ndryshoheshin me vullnet të popullit, gjë që natyrisht se as kroatët e as myslimanët nuk deshën ta pranonin. Kjo pastaj shkaktoi luftën qytetare". Armiku juaj i dytë ideologjik, Vojislav Kostunica, president i RFJ, pajtohet me ju dhe me armikun e tij ideologjik, Jovic, sepse në gusht të vitit 2002 tha: "Këtu kemi një situatë tjetër - një luftë qytetare që i përfshiu disa gjenerata". Si psikolog, ju e dini më mirë se unë se a ekziston një arketip i presidentit të shtetit, qoftë ai i gjashtëfishtë, i dyfishtë apo i njëfishtë. (*) Marrë nga "Express", autorja është gazetare nga Serbia

Â

Â

KOMENTE