English

Pasuritë, 62 % e zyrtarëve i kanë fshehur

Tiranë, 24 tetor, NOA - Deklaratat e pasurive të zyrtarëve që janë detyruar me ligj t'i paraqesin ato rezultojnë të jenë të mbushura me gabime teknike, por edhe gabime financiare, të cilat nën kuptojnë deklarime të rreme mbi vlerën reale të tyre.

Një fakt i tillë është pohuar sot nga drejtuesit e Qendrës për Transparencë dhe Informim, të cilët kanë bërë publikë rezultatet e projektit investigues që kanë ndërmarrë mbi deklaratat e pasurive të zyrtarëve të lartë, mbështetur nga Ambasada Britanike në vendin tonë.

Sipas tyre, transferimi i pasurisë rezulton të jetë i pranishëm në 62 % të deklaratave të zyrtarëve të investiguar prej kësaj qendre.

Sikundër është pohuar se gabimet financiare në deklaratat e pasurive kanë qenë të pranishme në 34 % të zyrtarëve të drejtësisë (gjyqtarët dhe prokurorët), 27 % të politikanëve dhe 9 % të vendorëve.

Ndërsa kanë cilësuar se gabimet teknike të konstatuara në deklaratat e pasurive, jo domosdoshmërisht çojnë në fshehje të pasurisë.

"Gjysmat e këtyre gabimeve janë bërë nga zyrtarët lokalë dhe 14 % nga ata të qendrës", shtuan drejtuesit e Qendrës për Transparencë dhe Informim, lidhur me një fakt të tillë.

Nga ana tjetër, ata kanë shtuar se dukuria e fshehjes së pasurisë nga zyrtarët e lartë në deklaratat e tyre është bërë kryesisht për ato të patundshme, në nivelet përkatësisht 34 % tek zyrtarët e lokalë dhe 24 % nga politikanët.

n.e/NOA

KOMENTE