Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bllokohen depot e Armos , Tatimet: Vepruam sipas ligjit
English

Bllokohen depot e "Armos", Tatimet: Vepruam sipas ligjit

Tiranë, 25 tetor NOA-Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka deklaruar sot se bllokimi i depove të nënprodukteve të naftës të kompanisë "Armo" është ligjore.

Sipas zyrës së shtypit të Tatimeve thuhet se ky veprim u krye në bazë të një urdhri bllokimi i lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj.

"Tatimpaguesi "ARMO" sh.a nuk është i pajisur me autorizim si tatimpagues akcizë si dhe nuk ka miratim të magazinave tatimore sipas kërkesave që përcakton ky Ligj", thuhet në deklaratën e Tatimeve.

Më pas deklarata vijon duke treguar se "ARMO" gjithashtu nuk ka plotësuar detyrimin ligjor si tatimpagues akcize për vendosjen e matësve në të gjitha pikat e hyrjes, përpunimit dhe daljes së lëndëve të para, prodhimit gjysmë të gatshëm dhe atij të gatshëm.

"Kërkesat e herë pas hershme të administratës tatimore për plotësimin e këtyre detyrimeve ligjore nga ana e këtij tatimpaguesi nuk janë marrë parasysh që prej Dhjetorit 2008", shpjegon drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kjo drejtori thekson se "Armo" prej shumë kohësh vazhdon të mos plotësojë dokumentacionin e duhur ligjor, duke çuar në bllokimin sot të depove të nënprodukteve të naftës ashtu siç ndodhi dhe në Maj 2009.

m.i/NOA

KOMENTE