Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitja me maska në Fier, gjenden armët por jo paratë
English

Grabitja me maska në Fier, gjenden armët por jo paratë

Fier, 25 tetor NOA - Grabitja me armë dhe maska e parave të pensioneve që ndodhi dy ditë më parë në qarkun e Fierit ka tashmë dy emra autorësh të dyshuar dhe disa prova.

Gjergji Begaj, 20 vjeçar dhe vëllai i tij nëntë vjet më i madh, Florian Begaj, që të dy, lindur dhe banues në Corrush Komuna Kute të të rrethit Mallakastër, janë arrestuar sot, si autorë të dyshuar të grabitjes me maska.

Kjo ngjarje ndodhi të premten në vendin e quajtur "Përroi i Kishës", në rrugën rurale brenda pyllit.

Atje po lëvizte nga fshati Kutë i komunës me të njëjtin emër, për në fshatin Corrush, Bajram Islamaj punonjësi "Albapostës" për shpërndarjen e pensioneve.

Në momentet që ai ishte duke udhëtuar në këmbë nga fshati Kutë ku banonte, për në fshatin Corrush, kishte me vete një shumë prej rreth tetë 800 mijë lekësh, të cilat do t'ua shpërndante pensionistëve të këtij fshati.

Në udhëtim e sipër, sikurse Islamaj denoncoi, i ka dalë përpara një person me automatik e me maskë në kokë dhe i ka marre forcërisht shumën e parave që kishte me vete.

Pas ngjarjes, Islamaj ka denoncuar në polici grabitjen. Policia ka nisur hetimet dhe ka çelur operacionin e koduar "Corrush 2009".

"Duke përdorur metodat e hetimit special u arrit të administrohen prova për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, vëllezërit Gjergji dhe Florian Begaj", - tha për agjencinë NOA, një burim zyrtar policor.

Gjatë kontrollit të banesës së dy djemve, u gjetën 2 armë, automatikë model 56 të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për këtë ngjarje, policia tha se ndaj dy vëllezërve u mor masa e ndalimit dhe materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprat Penale të "vjedhjes me armë" dhe "Prodhimit dhe mbajtja pa leje të armeve luftarake dhe municionit", të kryera në bashkëpunim.

Duke folur sot në lidhje me ngjarjen e ndodhur, Drejtoria e Policisë së Fierit ka lëshuar një thirrje "në vëmendje të gjithë drejtuesve të pushtetit vendor dhe institucioneve shtetërore e sidomos punonjësve të Albapostës, për shpërndarjen e pensioneve", që "të respektojnë rregullat dhe masat e sigurisë për qarkullimin e parave".

Në këtë pikë, Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier, "kërcënon" se "në rastet e konstatimit të shkeljeve të këtyre rregullave, nga ana e policisë do të merren masa ndëshkuese konform ligjit".

r.d/f.sh/NOA

KOMENTE