Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Depresioni, 41-vjeçarja pi ilaç insektesh
English

Depresioni, 41-vjeçarja pi ilaç insektesh

Korçë, 26 tetor, NOA - Në spitalin e Korçës është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore, një grua e moshës 41-vjeçare, pasi kishte pirë një ilaç insektesh.

Burimet policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se banuesja e qytetit të Korçës është e martuar dhe rezulton të ketë probleme mendore.

Nga veprimet hetimore dhe deklarimet e familjarëve të saj, rezulton se këtë veprim ajo e ka kryer në banesën e saj në Korçë dhe se këtë veprim e ka kryer edhe më parë. Tashmë, ajo gjendet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkaktimit të vetëvrasjes së mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 99 dhe 22 i Kodit Penal, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE