English

Enciklopedia, vendos këtë javë Akademia Maqedonase

Shkup, 26 tetor, NOA - Gjatë kësaj jave pritet të mbahet vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM), ku do të miratohet vendimi përfundimtar lidhur me shkarkimin ose jo të redaksisë së "Enciklopedisë Maqedonase" me në krye kryeredaktorin Bllazhe Ristovski dhe në anën tjetër tërheqja e kësaj vepre.

Akademikët shqiptarë kanë theksuar se janë njoftuar se gjatë kësaj jave, konkretisht, të mërkurën do të mbahet vazhdimi i seancës së Kuvendit.

"Jemi të njoftuar që gjatë kësaj jave të mbahet kuvendi i ASHAM, ku përfundimisht do të shohim se çfarë konkluzione do të dalin. Ne mbetemi pas qëndrimeve tona që të shkarkohet këshilli redaktues i enciklopedisë dhe të zgjidhet redaksi e re, e cila do të përpilojë enciklopedi të re, pa kontestuar dhe pa dëmtuar asnjë palë", ka theksuar akademik Ali Aliu, anëtar i jashtëm i ASHAM, duke paralajmëruar qëndrime konkrete pasi që të dihen konkluzat e Kuvendit.

Në seancën e parë të kuvendit të ASHAM, shumica e akademikëve maqedonas kanë kundërshtuar tërheqjen e Enciklopedisë, por nga ana tjetër nuk është kundërshtuar edhe ekipi redaktues.

NOA-INA

Â

KOMENTE