English

Liritë fetare në Shqipëri, SHBA: Në përgjithësi respektohen

 Tiranë, 26 tetor NOA-Departamenti amerikan i SHBA ka publikuar sot raportin për respektimin e lirive fetare, ku në qëndrimin për Shqipërinë vlerëson se në përgjithësi qeveria shqiptare respekton të drejtat e besimit fetar.

"Kushtetuta garanton lirinë e fesë dhe ligje dhe politika të tjera kontribuan për ushtrimin e lirë të fesë.Qeveria përgjithësisht respektoi liritë fetare në praktikë. Nuk pati ndryshim në statusin e respektimit për lirinë fetare nga qeveria gjatë periudhës së raportimit.Nuk pati raportime për abuzime apo diskriminim shoqëror mbi bazë identifikimi, besimi, apo ushtrimi fetar", thuhet në raport.Por në lidhje me kufizimet e lirisë fetare, qeveria e SHBA-së vëren se ndonëse në praktikë këto liri respektohen, janë vërejtur dhe raste shkelje duke iu referuar pezullimit të mësimit të tre gjimnazistëve që vendosën të mbajnë shami në shkolla.

Sipas raportit, kjo situatë ndodhi pasi nuk ka ligj që ndalon mbajtjen e veshjeve apo simboleve fetare.

"Drejtorët e shkollave kanë të drejtë të përcaktojnë standardet për "veshjen e përshtatshme," çka me raste përfshinte kufizime ndaj ekspozimit publik të simboleve fetare.

Gjatë periudhës së raportimit, tri nxënëse të shkollave të mesme publike u ndaluan të ndiqnin orët e mësimit ngaqë mbanin shami koke", thuhet në raport.

Një tjetër problem i pazgjidhur mbeten pronat e kishave.

Raporti i SHBA-së vëren se shumë nga pretendimet për prona mbetën të pazgjidhura.

"Pas marrëveshjeve të reja dypalëshe të nënshkruara, Agjencia Kombëtare për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave u udhëzua t'u jepte përparësi pronave të zotëruara nga bashkësitë fetare.

Komuniteti Islamik Shqiptar vazhdoi të kërkonte leje ndërtimi për një xhami të re në një tokë kthyer bashkësisë nëpërmjet procesit të kompensimit pas-komunist.

Kërkesa mbeti nën shqyrtim nga Bashkia e Tiranës", thuhet në raportin e SHBA-së.

m.i/NOA

KOMENTE