Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miliband: Shqipëria të mirëpritet në BE
English

Miliband: Shqipëria të mirëpritet në BE

VETEM PER ABONENTET

Luksemburg, 26 Tetor NOA - Shqipëria duhet mirëpritur në synimin e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, ashtu si dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Këtë deklaratë ka bërë sot Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Dejvid Miliband.

"Ballkani Perëndimor, Turqia dhe Ukraina, që të gjithë e dëshirojnë anëtarësimin. Ne duhet t'i mirëpresim", - ka theksuar Miliband i cituar sot nga e përditshmja britanike "The Times".

"Unë bëj thirrje për zgjerimin e kufijve të Evropës në Lindje, për të përhapur demokracinë, aty ku dikur ka mbretëruar diktatura", - ka theksuar z.Miliband, duke iu referuar vendeve ish-komuniste, me diktatura të egra ku përfshihet Shqipëria.

Kurse ka vijuar: "Evropa ka buxhetin e dytë më të madh të ndihmave në botë, forcat ushtarake dhe të policisë po bëjnë një punë të jashtëzakonshme, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për luftën kundër piraterisë në Gjirin e Adenit, apo misionit për sundimin e ligjit në Kosovë".

Nga ana tjetër, z. Miliband ka sugjeruar se Bashkimi Evropian, si një organizëm me 27 shtete anëtare duhet t'i shndërrojë në prioritet marrëdhëniet e veta me Uashingtonin zyrtar, Pekinin dhe Moskën.

"Europa duhet të shndërrojë në prioritet marrëdhëniet e veta me fuqitë e mëdha dhe me fuqitë që po dalin në sipërfaqe: me SHBA-në në fushën e sigurisë, me Kinën në fushën e ndryshimeve klimatike, me Rusinë në fushën e energjisë. Na duhet një Europë, e cila do të shtojë angazhimin dhe të dëshmojë se mund të jetë një partnere serioze dhe strategjike", - ka nënvizuar z.Miliband.

Deklaratat e Miliban, një kandidaturë potenciale për të qenë ministër i Jashtëm i BE, vijnë në prag të samitit dyditor të udhëheqësve të Bashkimit Evropian që pritet të nisë të enjten në Bruksel.

/r.d/f.sh/NOA/ - Lexoni më shumë mbi argumentin:BE shqyrton kërkesën e Shqipërisë

KOMENTE