Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, Këshilli Bashkiak voton sot planin rregullues
English

Tiranë, Këshilli Bashkiak voton sot planin rregullues

Tiranë, 26 tetor NOA - Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet sot pasdite për të diskutuar mbi disa projektvendime të rëndësishme për qytetarët e kryeqytetit.

Një prej çështjeve është plani rregullues i Tiranës, temë e cila ka shkaktuar mjaft debate në të dyja kampet e politikës.

Ndaj pika më kryesore e debatit duket se do të jetë projektvendimi mbi planin rregullues të Tiranës, i cili sipas axhendës paraprake të Këshillit Bashkiak është vendosur në fund të rendit të ditës të mbledhjes së sotme.

Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Valbona Zhupa, i tha agjencisë kombëtare të lajmeve NOA, se diskutimi për planin është caktuar në pikën e fundit të rendit të ditës dhe do të prezantohet nga Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Dritan Agolli.

Në fokus të diskutimeve do të jenë dhe projektvendime të tjera jo pak të rëndësishme si subvencionimi i kredisë për familjet që e përfitojnë atë, trajtimi me bonos qiraje i familjeve në nevojë.

Gjithashtu një pikë e rëndësishme e diskutimeve në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, do të jetë dhe projektvendimi "Për miratimin e programit buxhetor afat-mesëm për vitet 2010-2012".

m.i/NOA

KOMENTE