Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, përplasje me armë mes dy të rinjve
English

Tiranë, përplasje me armë mes dy të rinjve

Tiranë, 26 tetor NOA - Një sherr banal, për pak u ka kushtuar jetën dy të rinjve të cilët kanë sulmuar njëri-tjetrin me armë.

Burime nga policia thanë se Gezim Dodaj 33-vjeç dhe Franc Kaloshi 20-vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin tre ditë më parë.

Por pas fjalëve të ndërsjella ata janë larguar ndërsa sherrin e kanë lënë të hapur.

Kështu ditën e djeshme dy të rinjtë rastësisht janë shkëmbyer në rrugën "Vangjel Noti" në Laprakë të Tiranës ku kanë nisur sërish fjalët fyese të ndërsjella.

Më pas ata kanë hapur zjarr në drejtim të njëri-tjetrit por fatmirësisht plumbat nuk kanë lënduar asnjë persona.

Policia tha se pas informacioneve për shkëmbim zjarri nisën menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët.

Dy personat u kapën disa orë pas ngjarjes pasi akuzohen për veprat penale të "Kanosjes", "Prishjes së qetësisë publike" dhe të "Prodhimit e të mbajtjes pa leje e armëve luftarake e municioneve".

Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje, janë gjetur dhe sekuestruar nga policia dy gëzhoja, mod 54 si dhe një gëzhojë mod.56, gjithashtu është bërë sekuestrimi i një arme automatike model 56.

k.k/NOA

KOMENTE