Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Universitetet, sot afati i fundit për formularin A3
English

Universitetet, sot afati i fundit për formularin A3

Tiranë, 26 tetor, NOA - Sot është dita e fundit e afatit për plotësimin e formularit A3 nga ana e studentëve për rreth 2257 vende bosh që janë shpallur nga ministria e Arsimit, pas mbylljes së fazës së dytë të regjistrimeve në universitetet publike të vendit.

Sipas këtij dikasteri, me shpalljen e vendeve bosh, të drejtën për të plotësuar formularin A3 e kanë të gjithë kandidatët, të cilët nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për t'u regjistruar në fazën e parë si dhe fituesit e regjistruar në një program studimi në vitin akademik 2009-2010, por që nuk preferojnë të ndjekin atë program studimi.

Ndërsa kanë afatin për ta plotësuar sot këtë dokument, kandidatët duhet ta paraqesin atë në Drejtoritë Rajonale ose Zyrat Arsimore, ndërsa katër ditë më vonë Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë.

Bëhet i ditur ndër të tjera edhe fakti se institucionet publike të arsimit të lartë, nga 31 tetori do të shpallin në vende të dukshme, në mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si dhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë.

n.e/NOA

KOMENTE