Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arsenal luftarak, fshihej nga punonjësi i burgut
English

Arsenal luftarak, fshihej nga punonjësi i burgut

Fushë Krujë, 27 tetor, NOA - Një arsenal i vërtetë luftarak është gjendur nga forcat e policisë brenda makinës së një punonjësi të burgut të Fushë-Krujës.

Sipas të dhënave policore, poseduesi i tyre është 40-vjeçari Robert Prushi, lindur dhe banues në këtë qytet, me profesion edukator në burg.

Arrestimi i tij u bë për arsye se gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij tip Benz Mercedes, ngjyrë blu, me targe BTO 306 E, është gjetur në bagazh një automatik model 56 kalibër 7.62 m/m tipi kallashnikov, i cili kishte të stampuar në trup Nr 438448. me një karikatore në të prej 30 fishekësh.

Por atij iu gjet edhe një thes i bardhë, brenda të cilit ndodheshin edhe 3 karikatorë të tjera me 30 copë fishekë secila mod.56, kalibër 7.62.m/m (gjithsej 120 fishekë), të cilat janë bllokuar me cilësinë e provës materiale.

U kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Krujës për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", parashikuar nga nenet 278/2 dhe 278/3 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE