Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fitch Ratings konfirmon vlerësimin e Procredit Bank Shqipëri
English

Fitch Ratings konfirmon vlerësimin e Procredit Bank Shqipëri

Tiranë, 27 Tetor NOA - Fitch Ratings ka rikonfirmuar së fundmi vlerësimin e ProCredit Bank Shqipëri për performancën e saj pozitive në biznes, i cili konsiderohet një lajm shumë i mirë për bankën, klientët e saj dhe Shqipërinë.

Më 21 Tetor 2009, Fitch Ratings e vlerësoi ProCredit Bank me një monedhë të huaj për periudhë afatgjatë me IDR ‘B+'; Pritshmëri të Qëndrueshme, dhe me një monedhë vendase dhe të huaj për periudhë afatshkurtër me IDR ‘BB-‘; Pritshmëri të Qëndrueshme. ProCredit Bank Shqipëri është banka e parë dhe e vetme në vend e vlerësuar për më shumë se 5 vjet nga Fitch Ratings.

Sipas njoftimit të Fitch Ratings, vlerësimet e ProCredit Bank Shqipëri reflektojnë mbështetjen e aksionerëve të saj, në vecanti të ProCredit Holding AG. ProCredit Holding është aksioneri më i madh i ProCredit Bank Shqipëri me 80% të aksioneve.

Vlerësimi konfirmoi gjithashtu bazën e depozitave të shumëllojshme vendase në bankë, likuiditetin e kënaqshëm, kontrollin e centralizuar dhe menaxhimin e riskut. Gjithashtu cilësia e aseteve ka vazhduar të jetë e qëndrueshme gjatë vitit 2009.

Fitch Ratings është një agjenci globale vlerësimi e përkushtuar për t'i dhënë tregjeve botërore të kredisë opinione të pavarura, studime dhe informacione mbi kredinë. Fitch Ratings ka 50 zyra dhe mbulon mbi 150 vende në mbarë botën, dhe njihet botërisht nga investitorë, emetues dhe bankierë për një vlerësim në kohë, transparent dhe të besueshëm.

ProCredit Bank është e pranishme nëpërmjet një rrjeti prej 41 degësh dhe agjencish, të cilat ofrojnë një linjë të plotë shërbimesh bankare dhe produkte kredie për të gjithë. Aksionerët e ProCredit Bank Shqipëri janë institucione ndërkombëtare të qëndrueshme dhe të fuqishme si: ProCredit Holding AG në Frankfurt dhe Commerzbank AG në Frankfurt. ProCredit Bank është e pranishme në 22 shtete, në: Europën Juglindore, Afrikë dhe në Amerikën Latine.

f.sh/NOA

KOMENTE