Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nxënësit e shkollës 9 vjeçare vizitojnë Policinë e Shtetit
English

Nxënësit e shkollës 9 vjeçare vizitojnë Policinë e Shtetit

Tiranë, 27 tetor NOA - Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është vizituar sot nga nxënës të shkollës 9 vjeçare "Ali Demi" në Tiranë.

Gjatë vizitës së tyre nxënësit u pritën në një takim të posaçëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, i cili shprehu kënaqësinë e tij për prezencën e fëmijëve në këtë ditë të veçantë kur policia hap dyert për publikun.

"Ky aktivitet dhe kjo atmosferë, do të shtrihet në të gjithë vendin në kuadër të javës së vizitorëve të policisë dhe zhvillohet nën frymën e ligjit të ri të një policimi evropian, ku policia tashmë nuk është një armë për të mbajtur pushtetin një parti e caktuar, por është një institucion i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve" tha Prençi.

Kreu i Policisë së Shtetit inkurajoi nxënësit e pranishëm që për çdo shqetësim t'i drejtohen punonjësve të policisë, qoftë në rrugë, në Komisariate apo dhe përmes telefonit pa pagesë 129 dhe policia menjëherë do ju gjendet pranë. Më pas nxënësit e pranishëm patën mundësi të shikonin ambientet e brendshme të Policisë së Shtetit, si dhe zhvilluan takime me personelin e sallës operative, të qarkullimit rrugor, të policisë kufitare etj.

Gjatë këtyre takimeve nxënësve ju shpjegua mënyra e funksionimit të strukturave përkatëse, pajisjet që ka në dispozicion policia për monitorimin e kontrollin e gjithë vendit, ju dhanë këshilla nga specialistë të qarkullimit rrugor etj. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të javës vizitorëve të policisë e cila do të zhvillohet çdo vit nga data 27-29 tetor në të gjitha strukturat policore si në nivel qendror ashtu dhe në nivel vendor. Gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen takime të qytetarëve apo nxënësve të shkollave me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, biseda me specialistë të antidrogës, dhunës në familje, qarkullimit rrugor, si dhe policimit në komunitet, shpërndarje e fletëpalosjeve të ndryshme, tërheqja e mendimit të komunitetit për punën dhe cilësinë e shërbimit të ofruar nga Policia e Shtetit etj. k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE