English

Plani Rregullues, Rama: Propagandë e ulët e qeverisë

 Tiranë, 27 tetor NOA-Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, e ka cilësuar bllokimin gati nj vit të miratimit të planit Rregullues të Tiranës si një propagandë të ulët nga ana e qeverisë.

Duke shfrytëzuar një inspektim të punimeve në bllokun 51 të kryeqytetit, Rama ka komentuar para mediave, sherrin e një nate më parë në Këshillin Bashkiak, pas prezantimit të planit rregullues nga administratori i bashkisë, Dritan Agolli.

"Pasi e mbajtën planin një vit në sirtar për të bërë propagandën e ulët se nuk ka plan dhe njëkohësisht për të kafshuar ato zona të planit që janë paraparë si pjesë e hapësirës metropolitane, dje e miratuan në Këshillin Bashkiak por të shikojmë se sa oreksi i familjes do të ndikojë në miratimin përfundimtar" u shpreh Rama.

m.i/NOA

KOMENTE