Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveri-FMN, përplasje për rritjen ekonomike
English

Qeveri-FMN, përplasje për rritjen ekonomike

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 27 tetor NOA - Qeveria dhe Fondi Monetarë Ndërkombëtar nuk gjejnë një emërues të përbashkët kur bëhet fjalë për rritjen ekonomike.

Pavarësisht deklaratave optimiste të zyrtarëve se ekonomia po rritet me 6 % dhe në një kohë kur Ministria e Financave korrigjoi buxhetin duke e ulur parashikimin në 4.8, FMN thotë se këtij viti rritja do të jetë vetëm 2 %.

Gjatë një konferencë për shtyp, të kreut të financave, FMN-së dhe guvernatorit të bankës sheshi i misionit Geëin Bell u shpreh:Â "Duke marrë në konsideratë zhvillimet ekonomike të 6 mujorit të dytë, ne mendojmë se rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 2 %, ndërsa për sa i përket vitit të ardhshëm kjo shifër do të arrijë në 3 %.

Duhet thënë se këto shifra janë pozitive, nëse i krahason me vendet e tjera.

Parashikimet tona dalin nga të dhënat më të fundit 3-mujore që janë publikuar për rritjen ekonomike".

Por ministri i financave Ridvan Bode i ka komentuar si konservatore parashikimet e fondit.

Sipas tij, në fillim të vitit FMN tha se ekonomia do të rritet me 0.1% me pas 2%.

Parashikimi me 3 % në vitin e ardhshëm sipas Bodes na jep shpresë se rritja do të jetë 6%.

Ai i kërkoi fondit që të asistojë në përllogaritjen e shifrave pranë INSTAT-it, pasi qeveria është e interesuar për shifrat reale.

Përtej komentit të Bodes, kreu i qeverisë në Komitetin e Planifikimit Strategjik ka vijuar në të njëjtën logjikë të ministrit të tij, kur është shprehur se 2009 mund të konsiderohet një vit i mbarë jo vetëm politikë por edhe ekonomik.

"Përveç fitimit të zgjedhjeve, duhet të falënderojmë vitin 2009 për treguesit pozitiv makroekonomik.

Në një kohë kur rritja ekonomike u zhduk nga vendet në mbarë globin, ekonomia jonë u rrit si 6 mujorë me 5.3%"- tha Berisha.

Edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm qeveria shqiptare do të marrë kredi tregtare për të vijuar me investimet, pavarsisht kostove që mund të ketë.

Sipas ministrit Bode konsumatori shqiptar duhet të paguajë për të pasur stabilitetit ekonomik.

Por FMN i ka kërkuar qeverisë që të bëjë kujdes me defiçitin buxhetor dhe projeksionet në buxhetin e viti të ardhshëm, pasi 2010-a nuk do të jetë një vit i lehtë.Â

r.l/NOA

KOMENTE