Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhën benzinë dhe një celular, arrestohen
English

Vodhën benzinë dhe një celular, arrestohen

Elbasan, 27 tetor, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë kapur në flagrancë dy persona pasi u konstatuan se kishin vjedhur benzinë në një pikë karburanti dhe celularë në një makinë.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se dy personat e ndaluar janë Arjan Sadikaj, vjeç 23, lindur në Tropojë e banues në Elbasan dhe Alfred Biçaku, vjeç 21, lindur në Librazhd e banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta dy persona kanë vjedhur 32 litra benzinë në pikën e furnizimit "Anoil", në fshatin Xibrakë të Elbasanit.

Gjithashtu në ngarkim të tyre, ekziston dhe kallëzimi i një 18-vjeçari, të cilit i kishin dalë në rrugë dhe i kishin bërë presion për t'i marrë celularin.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprimet të mëtejshme mbi veprat penale "Vjedhje me dhunë, vjedhje e kryer në bashkëpunim", të parashikuara nga nenet 134, 139 e 25 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE