Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Do nxjerrim nga varfëria romët dhe egjiptianët
English

Berisha: Do nxjerrim nga varfëria romët dhe egjiptianët

Tiranë, 28 tetor NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot një plan i cili sipas kryeministrit Berisha synon të ndryshojë jetën e romëve dhe egjiptianëve.

 "Qeveria, do të ketë të njëjtin trajtim për të dyja këto komunitete në përpjekjet e saj, për një ndryshim të madh pozitiv të jetës së tyre, për luftën kundër varfërisë, për strehimin, punësimin dhe shkollimin e tyre. Disa përpjekje janë bërë veçanërisht në fushën e strehimit, por është e domosdoshme që të bëhen përpjekje të tjera të mëdha" tha Berisha.

 "Ne shpresojmë që së shpejti Grameen, banka dhe fondacioni që udhëhiqet nga nobelisti Yunus, të fillojë veprimtarinë në Shqipëri. Nobelisti Yunus u bë babai i mikrokreditit të suksesshëm në botë. Në një takim që pata në New York dhe më pas, me një korrespondencë bilaterale kemi rënë dakord që fondacioni i tij të ketë një veprimtari të ngjeshur në vendin tonë, e cila do të konsistojë në mikrokreditë në zonat e varfra, për familjet e varfra, gratë e veja, për bizneset sociale në këto zona" deklaroi më tej kryeministri.

Sipas Berishës në këto komunitete varfëria është disa herë më e thellë, sesa në komunitetet korresponduese jo shqiptare, jo rome dhe jo egjiptiane.

k.k/NOA

KOMENTE