Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngjarja e Orikumit, PS: Shteti i paaftë të zgjidhë çështjen e pronës
English

Ngjarja e Orikumit, PS: Shteti i paaftë të zgjidhë çështjen e pronës

Tiranë, 28 tetor NOA-Pas ngjarjes së rëndë të Orikumit ku banorët u përleshën me forcat e policisë, ka reaguar Partia Socialiste përmes deputetit të saj, Sajmir Tahiri.

Në një deklaratë për mediat, Tahiri e ka konsideruar këtë ngjarje paaftësi të shtetit për të zgjidhur problemin e pronës.

"Ngjarja që ka ndodhur sot në Orikum të Vlorës tregon se problemi i pronësisë vazhdon të mbetet peng i korrupsionit dhe paaftësisë së një qeverie që mendon vetëm për interesat e pushtetit të familjes e që udhëhiqet vetëm nga oreksi i familjes në pushtet.

Sali Berisha duhet të jap llogari për katandisjen e pronës në plaçkë lufte të pushtetit, për nxitjen e metëjshme në Shqipëri të konfliktit për pronën mes njerëzve të pafajshëm dhe për vetë konfliktin mes institucioneve që nuk veprojnë në bazë të ligjit, por në bazë të urdhërave e orekseve të pushtetit", u shpreh Tahiri.

PS i ka bërë thirrje sot të gjitha palëve të përfshira në konflikt, policisë së shtetit dhe qytetarëve të pafajshëm të Orikumit, të ruajnë qetësinë dhe të kërkojne zgjidhjen ligjore të problemit të tyre të mprehtë.

m.i/NOA

KOMENTE