Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një grua e moshuar dhunohet nga i shoqi në Tiranë
English

Një grua e moshuar dhunohet nga i shoqi në Tiranë

Tiranë, 28 tetor NOA - Një grua në moshë të thyer ëhstë bërë objekt i dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti i saj dhe në gjendje të rënduar nuk ka mundur të durojë dot më ndaj ka kërkuar ndihmën e policisë.

Burime nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë, i thanë sot agjencisë së lajmeve NOA se në orën 08.00, në Rrugën "Ferit Xhajko", Patrulla e Përgjithshme ka bërë shoqërimin e palëve të konfliktuara, 60 vjeçares Virjanka L., banuese në këtë rrugë dhe të bashkëshortit të saj Sotir L., 67 vjeçar.

Burimet bënë të ditur për agjencinë NOA se 60-vjeçares iu plotësua kërkesë padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes, pasi bashkëshorti i saj banues në adresën e mësipërme, me arsim mesëm, i pa dënuar, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Kohët e fundit janë shtuar rastet e denoncimit të dhunës në familje në rajonin e Tiranës. Burimet policore thonë se detyrohen gati çdo ditë të përballen me raste të tilla. Dhe punojnë fort për të neutralizuar problemet duke nisur me këshillimin e palëve.

e.r/NOA - Shënim i NOA: Lajmet dhe fotot që i shoqërojnë, janë prodhime të agjencisë NOA dhe blerje të shërbimeve përkatëse. Ndalohet rreptësisht riprodhimi i tyre pa u cituar burimi

KOMENTE