Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Orikum, banorët dhunojnë policinë
English

Orikum, banorët dhunojnë policinë

Vlorë, 28 tetor NOA - Përkeqësohet protesta mes banorëve të Orikumit dhe policisë.

Banorët kanë goditur me gurë fugonet e policisë, ndërsa uniformat blu kanë tentuar të neutralizojnë protestën e dhunshme duke iu kundërpërgjigjur banorëve me shkop gome.

Protesta e cila është zhvilluar sërish sot në Orikum ka për motiv pronësinë e një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Ish-punëtorët e Fermës Bujqësore nuk kanë lejuar pronarët e vjetër të tokët të vazhdojnë punimet për ngritjen e një objekti duke detyruar prezencën e policisë e cila ka hasur në rezistencën e banorëve.

Turma ka shkatërruar me gurë dhe shkelma rrethimin e tokës ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një objekti ndërsa policia është larguar pasi u qëllua me gurë.

k.k/NOA

KOMENTE