Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Paditet për Mashtrim , kompania Ferlut
English

Paditet për "Mashtrim", kompania "Ferlut"

Tiranë, 28 Tetor NOA - Kompania "Ferlut" dhe pronari i saj, Ferdinad Ibrahimi, janë kallëzuar penalisht për veprën penale të mashtrimit nga një tregtar i cili ka kallëzuar se ka pritur shtatë vjet për të marrë pagesën e shitjes së mallit të tij.

Lajmin e bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime nga Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar dhe Prokuroria e Tiranës.

Mësohet se nga antikrimi ekonomik, u dërguan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë, për veprën penale të "Mashtrimit", në ngarkim të Shoqërisë "Ferlut" SH.P.K me përfaqësues ligjor Ferdinad Ibrahimin.

Burimet bënë të ditur se ndaj kësaj shoqërie, ka bërë kallëzim shtetasi 59 vjeçar Gjergji S., banues në Tiranë.

Sipas kallëzimit të bërë prej tij, ai pretendon se ka dërguar një sasi prej 212 gomash për automjete me vlerë mbi 950 mijë lekë, në shoqërinë "Ferlut" dhe ata nuk i kanë kthyer lekët.

Burimet e antikrimit ekonomik, sqaruan se ngjarje ka ndodhur në vitin 2002 në rrugën e Durrësit, në Laprakë.

Kompania "Ferlut" është ndër të parat biznese me pjesë këmbimi për makina në vendin tonë. Policia nuk bëri të ditur qëndrimin e kompanisë lidhur me pretendimet e kallëzuesit.

e.r/NOA

KOMENTE