Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Remzi Hoxha , lexohet dëshmia e mjekut
English

"Remzi Hoxha", lexohet dëshmia e mjekut

Tiranë, 28 tetor, NOA - Seanca e radhës e gjyqit mbi zhdukjen e Remzi Hoxhës ka vijuar sot me leximin e dëshmisë së ish-shefit të Shëndetësisë në Shërbimin Informativ Kombëtar gjatë viteve 1992-1998, Ylli Xhaxhika.

Kjo dëshmi, e lëshuar prej tij që në vitin 2003, tregon të gjitha detajet e vizitës që ai i ka bërë biznesmenit shqiptaro-maqedonas, i cili vetëm pak ditë më parë mbushi 14 vjet nga zhdukja e tij pa gjurmë.

Tashmë mjeku Xhaxhika nuk jeton më dhe dëshmia e dhënë prej tij në vitin 2003, mbetet ende si referencë në lidhje me procesin gjyqësor në fjalë.

Në dëshminë e tij, Ylli Xhaxhika ka pohuar se ka vizituar një të panjohur, të cilin nuk e ka pyetur për emrin.

"Ai ishte shumë i dobët fizikisht dhe në kushte të rënda higjenike. Unë nuk e kam pyetur për emrin", thuhet konkretisht në dëshminë, ku shtohet ndër të tjera edhe fakti se kjo vizitë është bërë në një vilë në Lezhë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE