Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sëmuret Oli Rehn, shtyn takimin me Gruevskin në Bruksel
English

Sëmuret Oli Rehn, shtyn takimin me Gruevskin në Bruksel

Bruksel, 28 tetor NOA-Takimi i planifikuar mes kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe komisionierit të zgjerimit Oli Rehn nuk është zhvilluar sot në Bruksel pasi është njoftuar se Rehn është sëmurur papritur.

Përmes një komunikate për shtypin, kabineti i komisionerit Rehn ka njoftuar se takimi duhej të anulohej pasi komisionari është ndjerë keq pas një takimi të lodhshëm të zhvilluar një ditë më parë në Luksemburg.

"Komisionerit të zgjerimit i vjen keq për anulimin e takimit, në të cilin personalisht do ta uronte kryeministrin Gruevski per përmbushjen e reformave, që i mundësoi Komisionit Europian të rekomandojë fillim të bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE.

Në takim pritej të bisedohej edhe për reformat e ardhshme, si dhe për ngjarjet e fundit në procesin e gjetjes së zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë.

m.i/NOA

KOMENTE