Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tetori gjerman, prezantohet Adami dhe Evelina
English

Tetori gjerman, prezantohet "Adami dhe Evelina"

Tiranë, 28 tetor, NOA - Përkthimi në shqip i romanit "Adami dhe Evelina", i autorit Ingo Schulze, është prezantuar në Tiranë, në kuadrin e muajit "Tetori Gjerman 2009".

I botuar vitin e kaluar nga njëri prej shkrimtarëve të sotëm më në zë në Gjermani, romani është përkthyer deri tani në 20 gjuhë të botës.

Për lexuesin shqiptar, ai është sjellë nga përkthyesi Adrian Klosi dhe ka në qendër të tij subjekte nga ngjarjet e vitit 1989.

Në qendër të këtij romani është vendosur një çift gjermano-hungarez, i cili për të shpëtuar dashurinë e tij udhëton në periudhën e hapjes së kufirit, për në Austri për të mbëritur më pas në Bavari.

Romani është shkruar kryesisht në formën e dialogut dhe pasqyron në mënyrë mbresëlënëse shpresat e rinisë së RDGJ-së të asaj periudhe.

Ndërkaq, bëhet e ditur se autori i këtij romani, Ingo Schulze, njëri nga shkrimtarët më në zë aktualisht në Gjermani, pritet të vijë në Tiranë në janar të vitit tjetër.

n.e/NOA

KOMENTE