Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autoritetet shmangin festivalin shqiptar
English

Autoritetet shmangin festivalin shqiptar

Shkup, 29 tetor, NOA - Drejtoria e Festivalit tradicional të këngës së lehtë shqiptare "Nota Fest" ka ngritur zërin kundër diskriminimit të heshtur institucional dhe anashkalimin total nga Ministria e Kulturës, në prag të mbajtjes së 15-vjetorit të këtij manifestimi.

Drejtori i këtij festivali, Agim Ismaili ka theksuar se në adresë të ministrisë janë dorëzuar dy shkresa për financim, mirëpo sipas tij deri tani ka mbretëruar heshtja dhe nuk është kthyer përgjigje.

"Ne për 14 vite me radhë, sa edhe funksionon ky festival dërgojmë deri tek Ministria e Kulturës kërkesë që të na financojnë me mjete financiare, por këtë vit kanë qenë shumë më të pasjellshëm se sa viteve të kaluar, sepse kemi dërguar dy kërkesa dhe në asnjërën nuk janë prononcuar për të na dhënë një përgjigje zyrtare. Kërkesa e parë është dërguar më qershor, ndërsa tjetrën më 30 shtator, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje", ka theksuar drejtori Ismaili. Ai ka kërkuar nga faktori politik shqiptarë në Qeveri që të jetë më syçelë dhe këtë projekt ta futë në buxhetin e shtetit, sepse sipas tij, këtë gjë deri më tani nuk e kanë bërë asnjë parti politike shqiptare.

"Ndihma kemi kërkuar edhe nga Qyteti i Shkupit, Komuna e Çairit, Ministria e Kulturës, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Për këtë shkak kemi vendosur se festivali në këtë vitë jubilar të 15 -të , që të shtyhet deri në datë të pacaktuar deri sa të gjinden mjetet financiare", ka theksuar drejtori i këtij festivali, Agim Ismaili, duke akuzuar se institucionet shtetërore maqedonase po punojnë për zhvlerësimin e kulturës shqiptare.

NOA-INA

KOMENTE