Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Bruksel, takim me krerët e shteteve
English

Berisha në Bruksel, takim me krerët e shteteve

Tiranë, 29 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha ndodhet sot në Bruksel në një vizitë njëditore, për të marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Partive Popullore Evropiane.

Në këtë takim të nivelit të lartë do të jenë të pranishëm Presidenti i Këshillit të Evropës, Fredrik Reinfeldt, Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzel, si dhe lider evropianë.

Takimi i PPE do të zhvillohet në mesditë dhe do të drejtohet nga Presidenti i PPE, Wilfried Martens, i cili do të asistohet nga Sekretari i Përgjithshëm i PPE, Antonio Lopez-Isturiz dhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PPE në Parlamentin Evropian, Joseph Daul.

Agjenda kryesore do të përqendrohet në përgatitjen e problematikës që do të diskutohet në takimin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, i cili zhvillohet paralel me samitin e PPE në datat 29-30 tetor në Bruksel.

k.k/NOA

KOMENTE