Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputeti Idrizi lë bojkotin, sot futet në Kuvend
English

Deputeti Idrizi lë bojkotin, sot futet në Kuvend

Tiranë, 29 tetor, NOA - I jep fund bojkotit të jetës parlamentare, si i zgjedhur i Partisë Socialiste dhe hyn sot në Kuvend në kuadrin e legjislaturës së re, tashmë si anëtar i një partie tjetër.

Fjala është për ish-deputetin socialist, Shpëtim Idrizi, i cii ka bërë me dijeni se do të marrë pjesë sot në seancën e sotme të Kuvendit, gjatë së cilës edhe do të betohet si deputet i legjislaturës së re parlamentare të dalë ga zgjedhjet e 28 qershorit.

Këto të fundit nuk njihen ende nga Partia Socialiste, e cila prej javësh ka ndërmarrë edhe një bojkot të jetës parlamentare.

Mësohet se Idrizi do të mbajë edhe një fjalim sot në seancën plenare ku sipas tij do të sqarojë vendimin për hyrjen në Parlament dhe me hyrjen e tij, legjislativi numëron 76 deputetë të betuar gjithsej.

Idrizi tashmë figuron si kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, e cila sipas tij do të fokusohet tek zgjidhja e çështjes kombëtare mbi të gjitha atë të popullsisë çame.

n.e/NOA

KOMENTE