English

Digjet një objekt në ndërtim tek rruga e Elbasanit

Elbasan, 29 Tetor NOA - Një objekt në ndërtim e sipër është përfshirë nga flakët në rrugën Tiranë-Elbasan, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Ngjarja ka ndodhur në orën 00.15, pranë kilometrit 25 të rrugës Elbasan-Tiranë, ku u konstatua se është djegur një lokal në ndërtim e sipër, pranë pyllit me pisha në anë të rrugës.

Pas mbërritjes së forcave policore, kanë nisur hetimet, por mësohet se asnjë person nuk është interesuar të afrohet te prona në punime e sipër.

Në këto kushte, hetimi po vijon me ngjarje ku dëmi material paraqitet me pronar të paidentifikuar ndërsa po punohet për saktësimin e pronësisë së objektit dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

a.k./e.r/NOA

KOMENTE