Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta takon delegacionin kinez, vlerëson bashkëpunimin e shkëlqyer
English

Meta takon delegacionin kinez, vlerëson bashkëpunimin e shkëlqyer

Tiranë, 29 tetor NOA-Në përvjetorin e 60 të vendosjes së marrëdhënieve me Shqipërinë, delegacioni kinez i nivelit të lartë i përfaqësuar nga zv/kryeministri kinez z. Dejiang është pritur sot pasdite nga zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta.

Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera dhe transmetoi ftesën për zyrtarët më të lartë të shtetit kinez, Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Kryetarit të Asamblesë Popullore dhe Ministrit të Punëve të Jashtme për të vizituar Shqipërinë.

Më tej, Meta ripërsëriti qëndrimin e Shqipërisë për njohjen e një Kine të vetme, atë të Republikës Popullore të Kinës.

Zv/kryeministri Dejiang shprehu gatishmërinë e Qeverisë kineze për inkurajimin e ardhjes së investitorëve kinezë në Shqipëri, si dhe rikonfirmoi vullnetin për të intensifikuar bashkëpunimin me Shqipërinë në fushat e teknologjisë së informacionit, industrisë minerare, energjetikës dhe infrastrukturës.

Dejiang kërkoi një prani më të madhe të biznesmenëve shqiptarë në Kinë me qëllim përmirësimin e bilancit të shkëmbimit tregtar në favor të eksporteve shqiptare.

Dejiang theksoi gjithashtu synimin e stimulimit të shkëmbimeve kulturore dhe arsimore duke shprehur në këtë kontekst, dëshirën për hapjen e Institutit të Konfucit në Shqipëri si dhe e informoi z. Meta rreth vendimit të Qeverisë kineze për t'a kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik në Kinë.

m.i/NOA

KOMENTE