English

Shtohen skandalet, një 22-vjeçare e lidhur me zinxhirë prej 16 vitesh

Kavajë, 29 tetor NOA - Një vajzë 22-vjeçe është një tjetër e sëmurë mendore që jeton e lidhur me zinxhir.

Brenda një jave opinioni publik është njohur me një djalë, dy motra dhe së fundmi me një vajzë 22-vjeçe të cilët jetonin të lidhur me zinxhir një paralelizëm ky i jetës së qenit i cili për rrezikshmërinë që paraqet duhet të jetojë i lidhur në zinxhir.

Por nuk është vetëm zinxhiri që krahason këto qenie njerëzore me qentë, por edhe kushtet e tyre të jetesës.

Kështu rastet e publikuara deri më tani kanë tmerruar opinionin publik i cili ka parë se këto njerëz të sëmurë mendor jetonin të lidhur me zinxhirë në kasolle të ndërtuara keq enkas për ta.

Ndërsa rasti më i ri i zbuluar mesditën e sotme është një vajzë 22-vjeçare e cila jeton me zinxhirë në Kavajë qysh në moshën 6-vjeçare, por ndryshe nga rastet e tjera ajo mbahej e lidhur në ambientet e shtëpisë.

Babai i saj ka deklaruar sot për mediat se vajza ka lindur me probleme mendore dhe shteti i jep atij vetëm 8 mijë lekë në muaj.

Por veç kushteve të këqija ekonomike, vajza paraqet rrezikshmëri ndaj dhe ajo duhej të lidhej patjetër me zinxhir për të shmangur kështu ndonjë problem të mundshëm.

k.k/NOA

KOMENTE