Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkëraporterët e APKE do vizitojnë Shqipërinë
English

Bashkëraporterët e APKE do vizitojnë Shqipërinë

Strasburg, 30 Tetor - Bashkë-raporterët për Shqipërinë të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parliamentare të Këshillit të Evropës, pas pak ditësh do të vizitojnë vendin tonë.

Jaakko Laakso (Finlandë, UEL) dhe DavidWilshire (Mbretëria e Bashkuar, EDG), do të zhvillojnë një mision faktmbledhës në vend në datat 3 deri 5 Nëntor për të vlerësuar respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve të Shqipërisë në lidhje me Këshillin e Evropës.

Kjo vizitë do të mundësojë finalizimin e raportit i cili do të debatohet në seancën plenare të Janarit të AKPE-së (25-29 Janar 2010).

Janë parashikuar takime me Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Kryetaren e Kuvendit, Ministrat e Punëve të Jashtme, të Brendshëm dhe Drejtësisë, dhe Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

Bashkë-raporterët do të takohen gjithashtu me kryebashkiakët e disa prej qyteteve, përfshirë Tiranën dhe Shkodrën, dhe përfaqësues të minoritetit Malazez.

Së fundi, ata do të kenë diskutime me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, gjatë vizitës qe do të zhvillojnë në një burg të vendit.Â

e.r/f.sh/NOA

KOMENTE