Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protestat, sot opozita në takimin e 4-t në rrugë
English

Protestat, sot opozita në takimin e 4-t në rrugë

Lushnjë, 30 tetor, NOA - Opozita do të mblidhet sot për herë të karët në rrugë në shenjë proteste ndaj të ashtuquajturës sipas saj "masakër elektorale" të 28 qershorit, duke ngritur zërin për të realizuar me çdo kusht transparencën e këtij procesi.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga selia rozë, protesta e sotme do të zhvillohet në qytetin e Lushnjës dhe pritet që ajo të grumbullojë brenda saj mjaft simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Socialiste, por edhe partive të tjera opozitare të cilat e kanë mbështetur në nismën e saj për protestat, si G99, PDS, PSD etj.

Ndërkaq, para pak ditësh, kryesocialisti Edi Rama hodhi thirrjen që sërish një protestë e madhe, si ajo që u zhvillua disa javë më parë në Tiranë, të zhvillohet sërish atje, për të treguar sipas tij sërish forcën dhe këmbënguljen e opozitës në kërkesën e saj të palëkundur për transparencën e procesit të 28 qershorit dhe hapjen e kutive të tij të votimit.

Ajo që do të mbahet sot në Lushnjë është protesta e katërt që do të zhvillohet nga socialistët, pas asaj të mbajtur në Tiranë, Shkodër dhe Berat.

n.e/NOA

KOMENTE