Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Skandal, miku i Shkëlzen Berishës pronar në Orikum
English

PS: Skandal, miku i Shkëlzen Berishës pronar në Orikum

Tiranë, 30 tetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri ka deklaruar sot se miku i Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit, është pronar i tokave në Orikum.

"Sot jam këtu para jush për të denoncuar me forcë skandalin më të fundit korruptiv të Sali Berishës, djalit të tij, Shkëlzen Berishës, dhe sekserit të radhës, Rrahman Selmanllarit.

Para pak ditësh, banorët e Orikumit që protestonin për tokat e tyre, u rrahën, u gjakosën dhe u arrestuan, jo sepse policia e shtetit po mbronte një investitor të ndershëm, por sepse policia e qeverisë po mbronte investimin e radhës të familjes qeverisëse më të korruptuar në Ballkan.

Ky dokument tregon qartë se investitori që ka zaptuar tokat e banorëve në Orikum, nuk është një njeri çfarëdo, por është vetë Rrahman Selmanllari, sekseri më i ngushtë i Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës" tha Tahiri.

"Rrahmani i Shkëlzenit të Saliut, ka vjedhur tokat e banorëve të Orikumit dhe ka përdorur pushtetin e kryetarit të FAMILJES për të siguruar të drejtën e investimit duke shtypur me dhunë protestën e tyre të ligjshme nëpërmjet policisë së shtetit.

Është kjo arsyeja pse protestës së banorëve të vjedhur të Orikumit, policia e shtetit, tashmë e kthyer në një bandë private nga Lulëzim Basha, iu përgjigj me dhunën e shkopave të gomës për të mbrojtur biznesin e radhës të Rrahmanit, Shkëlzenit e Saliut" shtoi m,ë tej Tahiri.

Sipas tij, Rrahman Selmanllari është njeriu që hodhi firmën me porosi e për llogari të Shkëlzen Berishës si përfaqësues i firmës fantazmë që bleu fishekët nga punishtja famëkeqe e Gërdecit, është njeriu që punësoi në Ambasadën Shqiptare në Romë shoferin që u kap duke transportuar drogë me targa diplomatike, pra është një ndër sekserët zyrtarë të Shkëlzen Sali Berishës.

Tahiri në emërt të Partia Socialiste deklaroi se opozita do ta ndjekë këtë problem në çdo hap duke iu premtuar banorëve të Orikumit se nuk do lejojmë në asnjë mënyrë që korrupsioni i familjes së bashku me dhunën shtetërore, të grabisë përfundimisht tokën e tyre, e bashkë me të, të ardhmen e banorëve të Orikumit.

"I bëjmë thirrje Sali Berishës dhe Ministrit karrigethyer të ndalin menjëherë çdo veprim të dhunshëm ndaj banorëve të Orikumit që protestojnë për tokën e vjedhur nga Familja.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të fillojë menjëherë hetimin për këtë skandal, duke vënë para drejtësisë përgjegjësit e këtij skandali, pavarësisht postit të tyre apo gjendjes familjar" përfundoi deputeti socialist.

k.k/NOA

Â

KOMENTE