English

Raporti zyrtar: Në SHBA kriza mbaroi

Uashington, 30 tetor, NOA - Recesioni ekonomik më i rëndë dhe më i thellë që pas Luftës së Dytë Botërore, që përjetuan kohët e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të quhet i përfunduar.

Një fakt të tillë e kanë bërë të ditur vetë zyrtarët amerikanë në një raport të posaçëm, sipas të cilit pas një viti të njëpasnjëshëm tkurrjeje, ekonomia amerikane u rrit 3,5 përqind nga korriku deri në shtator të këtij viti.

Shifrat u publikuan nga Departamenti i Tregëtisë së qeverisë amerikane të cilat flasin për rritjen ekonomike më të fuqishme gjatë dy viteve të fundit.

Argumentohet sesi sritja ekonomike është nxitur nga shitjet e mallrave industriale dhe shtëpitë. Të dyja këto kategori kanë përfituar nga subvencionet e mëdha qeveritare për blerjen e makinave që përdorin pak karburant dhe blerjen e shtëpive.

Por një nga pengesat e një rritjeje të fortë dhe të qëndrueshme të ekonomisë amerikane është papunësia, e cila qëndron në 9,8 përqind në shkallë vendi dhe parashikohet të rritet edhe më tej gjatë muajve të ardhshëm.

Departamenti i Punës ka njoftuar se 530,000 amerikanë që kanë humbur punën kanë aplikuar për ndihmë sociale javën e kaluar, një zbritje e vogël në krahasim me javën e mëparshme por më e lartë se ç'kanë parashikuar ekonomistët.

Analistët thonë se papunësia e lartë do të kufizojë rritjen e ekonomisë amerikane në një ardhme të afërt. Por disa analistë tjerë thonë se përmirësimet e tanishme ekonomike janë të mirëseardhura, duke marrë parasysh se para një viti kishte një debat të hapur mes ekonomistëve nëse Shtetet e Bashkuara po qëndronin në prag të një Depresioni të Madh ekonomik si ai i viteve 1930.

n.e/NOA

Â

KOMENTE