Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Selmanllari: Ju rrëfej për pronën time në Orikum
English

Selmanllari: Ju rrëfej për pronën time në Orikum

Tiranë, 30 Tetor NOA - Dyshimet e ngritura në shtyp se po kryen ndërtime me dokumente false në Orikum ku ditët e fundit ka pasur incidente dhe përplasje banorë-polici, kanë sjellë sot reagimin e Rahman Selmanllarit.

Ai flet përmes një daljeje publike për akuzat sipas të cilave ka vjedhur, zaptuar apo zbuar njerëz nga tokat e tyre.

‘Pa dashur të polemizoj me mediat që kanë bërë këto publikime, dua të sqaroj publikun se unë njëlloj si pronarët e mediave që më sulmojnë, kam blerë tokë të certifikuar si të lirë e të rregullt në hipotekë, e për të cilën brenda ligjit kam paguar paratë si dhe kam lëshuar apartamente në Tiranë në përfitim të pronarëve të tokës", - thotë Rahman Selmanllari.

"Toka që unë kam blerë brenda të gjitha rregullave, - vijon ai, - është e ndarë dhe e përcaktuar me kufij të qartë nga pronat e pronarëve të tjerë në zonë".

Po ashtu, Selmanllari reagoi dhe për daljen publike të PS: Kjo është e gjitha mashtrim pasi konflikti në Orikum nuk zhvillohet për token e blerë nga unë por për një pronë tjetër. Është e turpshme që konflikti për pronën e dikujt tjetër të paraqitet sikur ka lidhje me tokën e blerë nga unë", - thekson Rahman Selmanllari.

"PS sot ka deklaruar se ne emrin tim janë 450 hektarë gjë që është krejtësisht e pavërtetë", - thekson Selmanllari.

"E vërteta, - shpjegon ai, - është se unë kam blerë vetëm 4700 m2 pra 0.47 hektarë dhe kjo pronë e imja e blerë nga pronari i ligjshëm nuk ka lidhje me pronën në konflikt dhe është e dhënë për ndërtim, i cili pothuajse ka mbaruar".

Selmanllari thotë se "të gjitha këto janë lehtësisht të verifikueshme me dokumente dhe ne terren" dhe vijon: "Ritheksoj se është e ulët të luhet politikisht, të thuhen të pavërteta, të bëhen lidhje të paqena dhe konflikti për pronën e dikujt tjetër të paraqitet sikur ka lidhje me tokën e blere nga unë".

"Ndryshe nga sa pretendohet unë nuk kam ndërtuar asnjë metër katror në Orikum, por njëlloj si shumë pronarë të tjerë ia kam dhënë pronën e blerë, me përqindje, një kompanie të njohur ndërtimi. Që nga momenti që unë e kam blerë pronën në fjalë e deri tani ku aty ka përfunduar ndërtimi (i referohem pronës time) askush nuk më ka kontaktuar apo ngritur pretendimin as në rrugë ligjore e as në forma të tjera, qoftë dhe për një metër katror të pronës që unë disponoj", - vijon deklarata e Selmanllarit.

Këtu ai bën dhe një sugjerim: "Nëse ju si media gjeni qoftë dhe një person që pretendon se ka qoftë dhe një centimetër tokë në përdorim brenda pronës sime, unë jam i gatshëm të ballafaqohem me të, me letra dhe dokumente".

Selmanllari vlerëson se "qëllimi dhe dëshira për të përfshirë emrin dhe pronën time në një histori konflikti ndërkohë që ajo zhvillohet jashtë tokës dhe interesave të mia janë dhe mbeten manovra politike të mediave mercenare, pronarët e të cilëve janë në fakt zotëruesit më të mëdhenj të pronës në bregdet!".

Nga ana tjetër, Rahman Selmanllari ka paralajmëruar se ditën e hënë do të bëjë një padi në Gjykatë për këtë problem.

f.sh/NOA

KOMENTE