Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja në Vlorë, autori: E vrava se më shfrytëzonte mbesat në lokal
English

Vrasja në Vlorë, autori: E vrava se më shfrytëzonte mbesat në lokal

Vlorë, 30 tetor NOA - Autori i dyshuar i vrasjes së një gruaje tre ditë më parë në Vlorë është lënë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Gjykata e Vlorës ka vendosur sot masën e sigurisë "arrest me burg" për 45-vjeçarin Shezai Zhabaj nga fshati Velc i Vlorës i cili akuzohet për vrasjen e 50-vjeçares Stoli Shanaj e cila u ekzekutua me breshëri automatiku në banakun e lokalit ku punonte në lagjen "28 nëntori" në Vlorë.

"Shtetasi Zhabaj ka dyshuar dhe ka menduar të kryeje veprën penale për shkak të këtij motivi të dobët, se mbesat shfrytëzoheshin për prostitucion", tha prokurori, Skënder Dauti. ndërkohë që i pandehuri ka shpjeguar edhe motivin që e ka shtyrë të vrasë gruan ndërsa nuk ka shfaqur asnjë shenje pendese.

"Nuk e duroja dot më atë turp. Me këtë akt nuk m'u kthye nderi në vend, po të paktën nuk do të ketë më vajza të tjera që të shfrytëzohen" tha para trupit gjykues autori i krimit Zhabaj.

k.k/NOA

KOMENTE